Festa e futbollistëve të Shqipërisë pas kualifikimit në Kampionatin Evropian (VIDEO)

Shqipëria edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjët barazuan sonte 1-1 në udhëtim ndaj Moldavisë, shkruan IndeksOnline.
Golashenues për Shqipërinë ishte Sokol Cikalleshi, i cili u tregua i sakt nga penalltia.
Pas ndeshjes, futbollistët e kombëtares festuan së bashku me tifozët që ishin të pranishëm në stadium.
“O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR. T’u thuash faleminderit tifozëve më të mirë në botë është pa”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Po ashtu, ata festuan kualifikimin në zhveshtore, ku kënduan së bashku këngë patriotike./IndeksOnline/