11:43 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Festa e Gareth Bale që bëri bujë, ishte “diss” ndaj Predrag Mijatoviqit

Ka bërë bujë në media kudo festa që bëri Gareth Bale pasi Uellsi siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ylli i Real Madridit është parë i buzëqeshur duke festuar me një flamur në të cilin ishte një mbishkrim interesant.

“Uellsi, golfi, Madridi” ishte mbishkrimi ne flamurin e Uellsit.

Por, cila është esenca e tij? Pak ditë më parë, ish ylli i Real Madridit, serbi Predrag Mijatoviq kishte thënë në një studio televizive se Bale nuk mendon shumë për Realin.

“Nuk e njoh personalisht. Por, nga ajo që kam lexuar është se gjëja e parë që Bale mendon është Uellsi, pastaj golfi dhe në fund Real Madridi” kishte deklaruar Mijatoviq.

Pikërisht për këtë deklaratë, Bale dje guxoi që të festonte dje me këtë flamur që mbante mbishkrim injorues për Real Madridin./Indeksonline/