09:48 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Festa e Kurban Bajramit, Kurti me ministra viziton BIK-un: Nga sakrifica buron sinqeriteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

Kurti në urimin e tij tha se kjo festë na e përkujton rëndësinë për sakrificë.

“Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhënia e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti”, tha Kurti.