75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Festa e pavarësisë në 2010-në, shumë ndryshime në skenën politike

Nesër bëhen 11 vjet që kur deputetët në Kuvendin e Kosovës lexuan deklaratën e Pavarësisë.

Kjo datë historike emocionon të gjithë pasi nga lufta shkatërrimtare, erdhi momenti i shumëpritur që Kosova të bëhej vend sovran dhe i pavarur, transmeton Indeksonline.

Kjo festë bënë bashkë të gjithë politikanët, duke uruar për një vit më të mbarë e suksese për Kosovën.

Po në këtë ditë, shumë delegacione të huaja vinë në Kosovë e shumë shtete dërgojnë telegrame urime krerëve të shtetit.

Në vitin 2010 kjo ditë u festua në mesin e shumë personaliteteve të huaja bashkë me politikanët kosovarë.

Nga ky vit janë bërë ndryshime të mëdha në skenën politike, pasi që nga 109 deputetë që ishin dëshmitar të shpalljes së pavarësisë, sot shumica nuk janë në skenën politike.

Shpalljen e pavarësisë e bëri Hashim Thaçi i cili aso kohe ishte kryeministër, ndërsa sot është President.

Hashim Thaçi dhe Bekim Jashari

Ndërsa, seanca ishte thirrur nga kryeparlamentari i atëhershëm Jakup Krasniqi, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Pika e parë e seancës së jashtëzakonshme ishte prezantimi i deklaratës së pavarësisë, ndërsa pika e dytë ishte miratimi i simboleve shtetërore.

Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin presidenti atëhershëm Fatmir Sejdiu, ish- kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe ish kryeministri Hashim Thaçi.

Sabri Hamiti, Jakup Krasniqi dhe Skender Hyseni

Disa prej deputetëve që nënshkruan deklaratën e pavarësisë nuk janë më në mesin tonë, si për shembull Adem Hajdaraj (deputet i LDK-së), Bajram Rexhepi (deputet i PDK-së dhe ish-kryeministër), Nekibe Kelmendi dhe Haxhi Merrxha.

Ndërsa, disa prej figurave politike që ishin atë kohë, tani nuk janë pjesë të politikës.

Nexhat Daci që atë kohë ishte pjesë e politikës, tani është kryetar i Akademisë së Shkencave të Artëve.

Nexhat Daci

Indeksonline sjell më poshtë fotografitë të datës 17 shkurt 2010 brenda Kuvendit të Kosovës të realizuara nga fotoreporteri Blerim Uka.

Christofer Dell, Fatmir Limaj, e të tjerë deputetë
Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Sylejman Selimi
Behgjet Pacolli dhe Mahir Yagcilar

Rrustem Mustafa, Adem Grabovci dhe Sylejman Selimi


Gani Geci

Ethem Çeku, Haxhi Merrxha dhe Ahmet Shala