15:11 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Festa e Pavarësisë së Kosovës në kryeqytetin helvetik

 Në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, gjegjësisht në Sostermundingen, me një manifestim qendror u shënua 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Këtë manifestim, në bashkëpunim me MDIS, e organizoi Shoqata Kulturore Bashkimi nga Ostermundingeni.

Në emër të Shoqatës Bashkimi të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës z. Ajet Cërvadiku, kurse në emër të MDIS me një fjalë rasti u paraqit zj. Shyhrete Kastrati.

Kryetari i kësaj Shoqate Ajet Cervadiku me një angazhim të pashoq ka mbledhur rreth vetës një numër të madh bashkatdhetarësh me ndihmën e të cilëve këtë Shoqatë çdo ditë e më shumë po e shëndrron në njërën prej shoqatave më të suksesshme në Zvicër.

 Si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe Shoqata Kulturore Bashkimi bashkëpunoi ngushtë me Shkollën Shqipe në Ostermundingen dhe së bashku arritën të ofrojnë një program të larmishëm dhe cilësor.