22:19 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Festa e ”Plisave” pas fitores mahnitëse të Prishtinës

”Plisat” luajtën një rol kyç në fitoren e sontme të Prishtinës përballë Donar Groningen.

Prishtina triumfoi përballë skuadrës holandeze në kuadër të rrethit të parë eliminator në Basketball Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, djelmoshat e Matthias Zollner fituan me rezultat, 84-64, transmeton IndeksOnline.

Dhe mbështetja e tifozëve të Prishtinës sonte ishte e jashtëzakonshme duke u shëndërruar në një ”basketbollist shtesë” në parket për vendasit.

Gjatë gjithë ndeshjes ata ishin në përkrahje të skuadrës, ndërsa pas përfundimit, ”shpërtheu” festa e vërtetë./IndeksOnline/