Festa e tepruar i ‘kushtoi’ me arrestim një mërgimtari në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një mërgimtar i cili në një aheng familjar ka shtënë me pistoletë disa herë në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar 5 gëzhoja të fishekëve, ndërsa është konfiskuar një pistoletë me një karikator.
I dyshuari është intervistuar, ku me urdhër të prokurorit është liruar për t’u paraqitur në prokurori. /Indeksonline/
fotoilustrim