75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Festa luksoze e Lady Gaga për ditëlindjen e 33-të

Viti 2019 është një nga më domethënësit për të.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Lady Gaga ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të në një jaht luksoz dhe privat së bashku me miqtë e saj në Meksiko, transmeton Daily Mail, shkruan Indeksonline.

Fituesja e çmimit Oscar u fotografua së bashku me shoqërinë teksa festonin ditën e saj të veçantë.

Gaga e cila muajin e kaluar u nda nga i fejuari, Christian Cario ditë më parë u spekulua se ka filluar një lidhje të re.

Ylli i hitit ‘Shallow’ po përflitet për një lidhje me aktorin Jeremy Renner, por megjithatë ai nuk ishte prezent në ditëlindjen e këngëtares.

Kujtojmë që Lady Gaga u shpërblye me çmimin Oscar në muajin shkurt për këngën e saj në filmin ‘A Star Is Born’ , ‘Shallow’./Indeksonline/