Festa me simbolin e ujkut, UEFA-ja hap hetim ndaj Demiralit

UEFA-ja ka nisur një hetim ndaj mbrojtësit të Turqisë, Merih Demiral.
Demirali, autori i dy golave që i dhuruan fitoren 1-2 turqve përballë Austrisë, është nën hetim për festën e tij pas golit të dytë. 26-vjeçari, festoi me dy duart lart, duke bërë atë që quhet gjesti i “Ujqërve gri”.
Një gjest i konsideruar si fashist, ndërsa në Turqi ka edhe një parti e cila quhet “Zemrat idealiste”, por që në informalitet të gjithë e njohin si “Ujqërit gri”, teksa përfaqësojnë unitetin e atyre që konsiderohen si kombe turke në botë.