Festa në izolim/ Covid-19 fut në karantinë këtë shtet për 5 javë!

Pas Gjermanisë edhe Holanda detyrohet të futet në karantinë për 5 javët e ardhshme.
Ka qenë kryeministri, Mark Rutte, ai i cili ka bërë të ditur masat e reja për parandalimin e Covidit-19.
Shkollat, bizneset jothelbësore, muzetë dhe palestrat do të mbyllin aktivitetin e tyre.
Arsimi parauniversitar do të zhvillojë mesimin online, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në shtëpitë e tyre të mos presin më shumë se dy vizitorë mbi moshën 13-vjeç.
Këto masa do të vijojnë deri më 19 janar.