Festa nuk ka përfunduar ende për Kylie Jenner, pranon dhurata edhe pas krishtlindjeve
Për Kylie Jenner nuk ka përfunduar ende festa e krishtlindjeve.
Ylli televiziv, përmes një postimi të bërë në ‘Instagram’ ka treguar që nën bredhin e saj të krishtlindjeve ka ende dhurata që nuk janë hapur ende, shkruan Indeksonline.

“Në shtëpi që ti hap të gjitha këto dhurata.. Krishtlindjet e mia ende nuk kanë përfunduar”, ka shkruar Kylie në mbishkrim.

Këtë vit ishte një festë e veçantë për Kylien pasi kjo ishte festa e parë si nënë.

21 vjeçarja dhe i dashuri i saj, Travis Scott mirëpriten vajzën e tyre të parë në shkurt të këtij viti./Indeksonline/
