19:44 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Festa u kushtoi me jetë të rinjve rusë, pasi mbetën pa alkool pinë dezinfektues që përdorej kundër Covid19!

Shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi kanë pirë dezinfektues që përdorej për mbrojtje ndaj Covid19.

Një grup prej 9 personave ishin pjesëmarrës në një aheng të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi.

Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy burra të moshës 27 dhe 59. Gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplan të spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.

“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.

E sipas gjykatësit, viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë.