75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Festat e fundvitit, komuna e Podujevës merr vendim që të punohet në dy të dielat e ardhshme

Komuna e Podujevës ka marrë vendimin që bizneset të punojnë gjatë këtyre dy të dielave që vijnë, raporton IndeksOnline.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik , Pajtim Balaj.

Ai ka thënë se vendimi është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh i qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët kryejnë furnizimet nëpër qendra tregtare e dyqane për festën e Vitit të Ri, por edhe t’u krijojhet lehtësi mërgimtarëve që kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre.

Njoftimi i plotë: