75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

Festat e fundvitit në Gjakovë kanë lezet, Hotel Ari ju mirëpret

Magjia e festave të fundvitit përjetohet ndryshe në Hotel Ari, në Gjakovë.

Një nga hapësirat më të sofistikuara të Gjakovës së bukur është përgatitur t’ju presë ngrohtë në këto ditë festive.

Me stafin e përkushtuar, ushqimin kualitativ dhe interierin më modern, Hotel Ari është zgjidhje ideale për t’u shkëputur nga përditshmëria.

Hoteli përbëhet nga 19 dhoma luksoze, prej tyre 2 suita moderne dhe 2 dhoma me vaskë, të gjitha të dizajnuara për të krijuar ndjesinë e ngrohtësisë dhe komoditetit sikur të ishit në shtëpinë tuaj. 5 nga dhomat ofrojnë edhe ballkon me pamje në tarracë, për një përvojë të qetë dhe relaksuese.

Hoteli gjithashtu ofron edhe sallën e konferencave dhe restaurant me meny të pasur meksikane e italiane.

Mesazhi i Hotel Arit për të gjithë është: “Ju urojmë mirëseardhje në festat e fundvitit! Hotel Ari është i përgatitur t’ju ofrojë komoditet, ngrohtësi dhe momente të paharrueshme gjatë këtyre ditëve festive.”