Festat e fundvitit/ Presidenca ndan 4600 euro për dekorim (Dokument)
Presidenca e Republikës së Kosovës ka ndarë 4600 euro e 1 cent, për dekorim për fundvit.
Kontrata e kategorizuar si “Shërbime” iu dha kompanisë “Selmans Network”, shkruan IndeksOnline.
Në ftesën tenderuese, çmimi i parashikuar i kontratës ishte 5 mijë euro.
Por, vlera më e lartë e tenderëve të pranuar ishte 4600 euro.
Kontrata u nënshkrua dje, teksa pritet të hyjë në fuqi së shpejti.
Ajo nuk mund të nënkontraktohet teksa kohëzgjatja e saj është 3 muaj./IndeksOnline/


