75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Z S

Festat rrisin trafikun ajror: Dhjetori me shifra të larta, 2025-a pritet të thyejë rekorde

Fluksi i udhëtarëve në aeroport është rritur ndjeshëm gjatë muajit dhjetor, si pasojë e festave të fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në ndërrimin e motmoteve janë planifikuar rreth 400 fluturime vajtje-ardhje, duke reflektuar kërkesën e lartë për udhëtime në këtë periudhë.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, Valentina Gara- zëdhënëses e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Për shkak te festave te fundvitit, ne kemi një volum me te shtuar te fluturimeve dhe deri ne ndërrimin e motmoteve, ne kemi rreth 400 fluturime vajtje ardhje. Deri sot në muajin dhjetor kemi pasur rreth 300 000 udhëtarë vajtje-ardhje’’, ka thënë ajo për Indeksonline.

Megjithatë, muaji me numrin më të madh të udhëtarëve mbetet gushti, ku ka pasur mbi 500 mijë udhëtarë, duke e bërë atë periudhën më të ngarkuar të vitit.

Sipas Garës, viti i kaluar shënoi një moment historik për aeroportin, pasi për herë të parë u arrit shifra prej 4 milionë udhëtarësh.

Ndërkohë, pritjet për vitin 2025 janë edhe më optimiste, me projeksione që parashikojnë mbylljen e vitit me rreth 4.6 milionë udhëtarë./Indeksonline/