12:32 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / S Z

Festë e ambient i përkryer në Grand Hotel Belushi, ja këngëtarët që do të përformojnë për Vit të Ri !

Në një ambient përrallor, në malet e bukura të Rugovës, të cilat njihen dhe si Alpet shqiptare, festat do të kenë një tjetër kuptim.

E për netë të përkryera për festat e fundvitit, ka menduar Grand Hotel Belushi, i cili tashmë ka bërë përgatitjet e duhura, për një Vit të Ri magjik

E gërshetimi i bukurive natyrore , me një ndërtese përrallore u japin një pamje magjepse, një panoramë të përkryer festave të fundvitit.

Nuk do të mungojë ambienti festiv, e muzika nga këngëtarët më të mirë të vendit, të cilët do të jenë në Grand Hotel Belushin, për t’i argëtuar mysafirët, që zgjedhin që vitin e ri ta kalojnë në ajër të pastër e në një atmosferë festive, e cila do t’u mbetet gjatë në kujtesë.

Për ata që ndërrimin e motmoteve, do ta presin në Grand Hotel Belushi, me 31 dhjetor do të përformojë këngëtarja Fjolla Gashi.

Duke vazhduar me 1 janar 2024 me bilbilin e këngës shqipe Ramadan Krasniqin, i cili për adhuruesit e tij të flaktë, në netët festive do të sjell këngët e tij, që kanë qenë hite ndër vite, e të cilat i kanë rezistuar gjatë kohës.

Por Grand Hotel Belushi nuk do të ndalet me kaq. Ka menduar dhe për natën e tretë të vitit të ri. Pasi që me 2 Janar në këtë ambient fantastik, do të përformojë këngëtari Muhamet Sejdiu, me grupin Qumilat dhe Mixhen Nikoliqi.

 E atmosfera festive në Grand Hotel Belushin, do të vazhdojë dhe me datë 3, 4, 5 dhe 6 janar, ku të pranishmit do të festojnë nën tingujt e muzikës së Gentijan Gojanit, Labinot Rexhës dhe Donika Rushitit, të cilët do të jenë pranë adhuruesve të tyre, të cilët do ta zgjedhin Hotel Belushin për festate fundvitit, e që është një parajsë e vërtetë, me pamjen që ka,  ambientin dhe të gjitha ato që ofron.