Festë e “çmendur” e Bebe Rexhës dhe familjes së saj kur e kupton se është nominuar për çmimin ‘Grammy’ (VIDEO)

Mes artistëve më eminentë të nominuar për Grammy Awards 2023 gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shihej në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.
“Le të shkojmë”, dëgjohet duke bërtitur ajo ndërsa kupton se është nominuar për një çmim Grammy.
Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në ceremoninë e madhe të çmimeve në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit duo/grup” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.