75 Mall Live Search
16:10 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Festë e “çmendur”, Johnny Depp feston fitoren duke shpenzuar 58 mijë euro për një darkë

Pas gjashtë javësh përballje në gjyq, Johnny Depp arriti të triumfoi kundër ish-bashkëshortores, Amber Heard.

Kjo ishte një arsye e madhe për të bërë një festë të “çmendur”, transmeton Indeksonline.

Ai ka shpenzuar jo më pak se 58 mijë euro në një restorant Indian në Birmingham mbrëmjes e së dielës.

Menaxheri i restorantit tha për New York Post se kishte pranuar një telefonatë të dielën pasdite ku Johnny kishte rezervuar një vend për 20 persona.

Kuzhinierët ishin kujdesur që çdo gjë të duket bukur dhe ushqimet të jenë të freskëta./Indeksonline/