75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Festë e çmendur për ditëlindje, Cardi B poston aksidentalisht foto nudo, nga shtrati

Fundjava e Cardi B-së, në Las Vegas, ishte pa dyshim e çmendur pasi reperja aksidentalisht nxori veten nudo në Instagram.

Ylli i hitit WAP ka kaluar ditët e fundit duke festuar ditëlindjen e saj të 28-të në “Qytetin e mëkateve” me burrin e saj Offset dhe miqtë e famshëm, duke përfshirë Kylie Jennerin dhe Megan Thee Stallionin, transmeton Indeksonline/

 Ndërsa festat shkuan pa pengesa, Cardi kaloi një situatë të pakëndshme pasi pa qëllim shpëndau një foto intime të saj në Instagram. Të martën në mëngjes, një selfie nudo e reperes u shfaq në “InstaStory”.

Sidoqoftë, Cardi menjëherë hoqi foton dhe mori përgjegjësinë për gabimin. 

“Nuk do ta mendoj atë, është çfarë është. Ajo ndodh, në dreq, nuk është as hera e parë”, shkroi reperja në reagimin e saj.

Ajo ndëkaq shtoi: “Dikur isha mbretëresha e striptisit, sidoqoftë. Oh Zot i madh!”.

Kujtojmë se së fundi edhe aktori i “Avengers”-it, Chris Evans aksidentalisht postoi një foto lakuriq muajin e kaluar./Indeksonline/