75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Festë e madhe mbrëmë në Athinë, kështu e festuan titullin e Conference League lojtarët dhe tifozët e Olympiacosit

Skuadra e Olympiacosit shënoi fitore të madhe mbrëmë në finale ndaj Fiorentinas me rezultatin minimal 1:0.

Ishin duke u zhvilluar vazhdimet dhe pesë minuta pa përfunduar ndeshja, sulmuesi marokien, El Kaabi shënoi gol me kokë për epërsinë e klubit grek, shkruan Indeksonline

Me këtë gol, Olympiacosi shkroi historinë duke fituar për herë të parë një titull të UEFA-s.

Mbrëmë ishte festë e madhe në Athinë, ku tifozët dhe lojtarët festuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sigurisht që fitoren e Olympiacosit mbrëmë e bën më interesant fakti që u arrit në stadiumin “OPAP Arena” që është i rivalit AEK-ut të Athinës./Indeksonline/