Festë në Dortmund, rikthehen në stërvitje Haaland e Reus

Klubi i Dortmund sot ka marrë një lajm tejet të mirë.
Dy lojtarët, Erlind Haaland dhe Marco Reus janë rikthyer në stërvitje, transmeton Indeksonline.
Reus ka katër muaj që është lënduar dhe tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që pati.
Kurse Haaland u lëndua në ndeshjen kundër Bayern Munchen dhe mungoi për disa ndeshje./Indeksonline/