75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 29 Maj 2022 / MSH

Festë në ekipin e Rita Orës! Konkurrenti i saj fiton “The Voice”

Rita Ora kohët e fundit ka zhvendosur jetën e saj në Asutrali, për shkak të të dashurit Taika Waititi, si dhe shout televiziv “The Voice Australia”.

Në këtë të fundit, Rita pati një triumf të paharrueshëm për të, por edhe me shumë ndikim në karrierën e saj.

Konkurrenti Lachie Gill, i cili zgjodhi të jetë në skuadrën e Rita Orës, fitoi spektaklin, duke u zgjedhur nga audienca si këngëtari më i mirë i shout.

Për 14 javë, Rita ka qenë trajnere e gjashtë konkurrentëve, teksa finalen e madhe e fitoi Lachie.

Australiani 24 vjeçar, përveç çmimit të madh 100 mijë dollarësh, fitoi edhe një kontratë me një kompani muzikore, ashtu siç e do tradita e “The Voice”.

Për Ritën, ky ishte një moment shumë i veçantë.

Këngëtarja me famë botërore tha se ndjehet shumë e lumtur për Lachien dhe për gjërat që kanë kaluar së bashku në këtë shou.

Ajo dukej si një “nënë” krenare për arritjet e Lachiet në këtë garë./Indeksonline/