75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / AR

Festë në familjen e Jonida Vokshit

Atmosferë plot ngjyra dhe dashuri në shtëpinë e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, të cilët kanë festuar ditëlindjen e 5-të të vajzës së tyre, Emi.

Çifti i njohur ka organizuar një festë magjike me tematikë “Frozen”, ku princesha e vogël ishte padyshim ylli i ditës.

Me një tortë të veçantë dhe dekor nga bota e Elsa-s dhe Anna-s, Emi dukej e lumtur teksa frynte qirinjtë mes prindërve të saj.

Në rrjetet sociale, Jonida shkruan plot emocion: “Gjysëm dekade lumturi! Sa shumë të duam Emi”, duke emocionuar ndjekësit me postimin e saj.