15:30 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Festë në familjen e Medës!

Dita e sotme është festë në familjen e këngëtarit të njohur, Mehdin Përgjeçaj – Meda.

Bashkëshortja e tij, Lule Pergjeçaj feston ditëlindjen, e këngëtari është kujdesur që t’i bëj urimin special.

Me portretin e bukur familjar ai uroi që gruaja e tij të ketë jetë të gjatë e të lumtur.

“Nga thellësia e zemrës të urojmë un, Aldioni, Lorisi, Rehana dhe Fenisi gëzuar ditëlindjen. Qofsh mjetë gjatë dhe gjithmonë e lumtur në mesin tonë. Të duam shumë jo vetëm sot që është ditë e veçantë për ty, po edhe çdo ditë tjetër të vitit. Edhe 100.”, shkroi ai./Indeksonline/