Festë në familjen e Shkurte Fejzës, emocionon me dedikimin për nipin
Dita e sotme qenka një datë speciale për familjen e këngëtares Shkurte Fejza.
Me anë të një postimi në Instagram ajo ka uruar nipin për ditëlindjen e parë, shkruan Indeksonline.
Me një shkrim emocionues theksoi se ardhja e tij në jetë i ka mësuar se sa e madhe është lumturia.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Gëzuar 1 vjetorin, o engjëlli ynë Progon 🌟
Një vit buzëqeshje, një vit dritë, një vit dashuri pa kufi.
Ti erdhe si bekim në jetën tonë dhe na mësove sa e madhe është lumturia.
U rritsh me shëndet, me paqe në zemër dhe me dashurinë e familjes që të rrethon në çdo hap.
Zoti të mbajttë gjithmonë në dorën e Tij 🤍
Të duan dhe të kanë jetë Gjyshi dhe gjyshja”, shkroi këngëtarja./Indeksonline/

