Festë në familjen Istrefi: Motra e Nores i jep fund beqarisë
Tashmë nuk ka vend për dyshime. Nita Istrefi, motra e Norës dhe Erës, i ka dhënë fund beqarisë dy ditë më parë, duke kurorëzuar lidhjen e saj shumëvjeçare.
Konfirmimi ka ardhur publikisht dhe në mënyrën më elegante të mundshme nga stilisti dhe miku i familjes, Valdrin Sahiti. Përmes një fotografie portret të postuar pak më parë, ku shfaqen gratë e familjes Istrefi të kuruara në çdo detaj, Sahiti ka zbuluar statusin e ri të Nitës.
Nita, e cila njihet për natyrën e saj hermetike larg vëmendjes mediatike, ka zgjedhur ta mbajë këtë moment sa më privat, duke e shijuar ceremoninë në intimitet të plotë me rrethin e ngushtë, larg zhurmës së zakonshme të shoëbiz-it.
Partneri i saj, me të cilin ajo ka ndërtuar një lidhje të qëndrueshme ndër vite, vazhdon të mbetet larg syrit të publikut, një zgjedhje që çifti e ka respektuar me fanatizëm.
Në foton e publikuar, familja shfaqet rrezëllitëse, ku dominon eleganca dhe stili që karakterizon motrat Istrefi në çdo dalje të tyre.


