75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / Gj Sh

Festë në kampin kuqezi, çka po festojnë futbollistët e Shqipërisë para ndeshjes me Anglinë?

Ka festë në kampin kuqezi, pak orë para ndeshjes me Anglinë.

Futbollistët e Shqipërisë në hotelin ku po qëndrojnë kanë festuar ditëlindjen e futbollistit Adrion Pajaziti, shkruan IndeksOnline.

Atmosfera duket e jashtëzakonshme dhe grupi duket i bashkuar para përballjes me ”Tre Luanët”.

Kuqezinjtë kanë edhe një arsye tjetër për të festuar, pasi tashmë kanë siguruar play-offin e Kupës së Botës, ku pas fitores ndaj Andorës blinduan vendin e dytë në grup./IndeksOnline/