16:46 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Festë në shtëpinë Arbanës dhe Eduartit

Zoi, vogëlushja e Arbanës dhe Eduartit feston 1-mujorin. Ajo erdhi në jetë më 1 shtator, teksa mami, babi dhe dy vëllezërit kanë vendosur t’ia festojnë këtë përmujor.

“Duke festuar për të voglën”, ka shkruar Arbana krahas tortës së Zoit.

“Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi.
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, shkruante Arbana në ditën kur e prezantoi të bijën me botën.