Festë në shtëpinë e Avdullah Hotit, gjysma e tij ka ditëlindjen

Gruaja e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, Servetja, sot feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të shënuar për familjen Hoti, nuk ka munguar as një urim i ndjerë nga ish-kryeministri.
“Në “Taverna greke” në Prishtinë, me muzikë të vjetër gjakovare, në ditëlindjen e Servetes. Një çerek shekulli në ditëlindje së bashku” ka shkruar Hoti në urimin e tij.
Ai ka ndarë një portret familjar nga ky ambient, ku shihen të lumtur vet Hoti, bashkëshortja dhe biri i tij.
