75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Festë në shtëpinë e Bebe Rexhës, kjo është arsyeja

Bebe Rexha ka qëndruar e heshtur rreth debateve për Kosovën dhe Shqipërinë në të cilat u përfshinë Dua Lipa dhe Rita Ora.

Por, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka publikuar disa imazhe nga fotosesioni i ri që ka realizuar këtë herë.

Ndërsa, në një postim të fundit Bebe, ka treguar se sot është një ditë feste në shtëpinë e saj, kjo pasi vëllai i saj feston ditëlindjen.

“Urime ditëlindja, vëllai im i mrekullueshëm Florent, të dua shumë, shumë shumë”, ka shkruar Bebe duke postuar një foto të vëllait të saj.

Ndërkohë, Bebe pas izolimit nga Covid-19, ka filluar punën për projekte të reja./Indeksonline/