Festë në Vetëvendosje, dy ditëlindje për një ditë

Në Lëvizjen Vetëvendosje sot është mbajtur një festë e veçantë, pasi dy prej anëtareve të saj, Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Gërvalla, po festojnë ditëlindjen e tyre.
Stafi i grupit parlamentar, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë organizuar një atmosferë festive për t’i uruar të dyja deputetet.
“Dy ditëlindje, një atmosferë e jashtëzakonshme! Faleminderit kolegëve deputetë, Kryeministrit Kurti dhe gjithë stafit të grupit parlamentar për kujdesin, respektin dhe disponimin e bukur që e sollët në festën tonë”, ka shkruar Kusari-Lila në një postim në rrjete sociale./IndeksOnline/