Festë në zhveshtoren e Dritës pas fitores ndaj Gjilanit (VIDEO)

Drita ka fituar derbin e ”Anamoravës” ndaj Gjilanit.
”Intelektualët” shënuan fitore bindëse me rezultat 4-0, në javës së 26-të në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ajzeraj, Broja, Manaj dhe Kostyshyn ishin golashenues për skuadrën e Dritës.
Pas kësaj fitore, futbollistët e Dritës kanë nisur festën në zhveshtore.
“Kërkush nuk e ka një nafak si na, me kon Intelektual me dashtë klubin Drita”, kënduan në korë futbollistët bardhekaltër.
Drita është lidere e Superligës, me 57 pikë të grumbulluara, 14 më shumë se Ballkani që renditet e dyta./IndeksOnline/