75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Festë pas 70-ditës, del pacienti i fundit nga spitali, koronavirusi po zhduket në epiqendrën ku lindi

Përhapja e epidemisë COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus i ri, duke se po fillon të zhduket nga epiqendra ku lindi, në Wuhan të Kinës. Tashmë duke se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin e ri megjithëse pati shumë humbje në jetë njerëzish.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi një video ku shihen disa mjekë dhe infermier të cilët festojnë për punën e kryer me sukses.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, numri i rasteve të reja të konfirmuara të sëmundjes së re të koronavirusit (COVID-19) ka rënë nën 20  herë në Wuhan ndërsa asnjë rast i ri nuk është raportuar në qytete të tjera të krahinës në pesë ditët e kaluara.