08:37 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Festë speciale në zhveshtore, Salihu e puthë Ademin në kokë

Suksesi historik i Kosovës mbrëmë natyrisht se meritonte një festim special.

Në zhveshtoret e stadiumit, ”Fadil Vokrri”, pas ndeshjes filloi festa.

Me skuadrën e Kosovës, ishin edhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu dhe presidenti, Agim Ademi, transmeton IndeksOnline.

Madje, dyshja në fjalë dhuruan një moment interesante gjatë festimit.

Në një moment, në videon e mëposhtme, shihet se Salihu i dhuron një puthje në kokë Ademit.

Përndryshe, pas fitores, 4-0 ndaj Azerbajxhanit, Kosova avanson tutje në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/