75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Festival me gola në ndeshjen Trepça 89-Llapi, skuadra nga Podujeva rrezikon mbijetesën

Në ndeshjen mes Trepçës 89 dhe Llapit u shënuan hiq më pak se 9 gola.

Në fund fitues dolën skuadra nga Mitrovica me rezultat 5:4, transmeton Indeksonline.

Me këtë fitore, Trepça 89 ka bërë një hap të madh për mbijetesë.  Ata ende gjendën në zonën e kuqe, por tashmë kanë më shumë mundësi për të siguruar qëndrimin në Superligë.

Llapi me këtë humbje tash është 4 pikë larg zonës së kuqe, ku kanë mbetur edhe dy gjiro deri në fund të Superligës./Indeksonline/