Festivali i këngës në RTK, ky është mesazhi i drejtorit Ahmetxhekaj

Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka dalur me një mesazh falëndërues pas organizimit të suksesshëm të Festivalit të parë të Këngës në RTK.
Ahmetxhekaj ka falëndëruar të gjithë artistët dhe stafin që ka mundësuar organizimin e këtij festivali.
“Me Festivalin e Këngës, RTK-ja përmbushi misionin e saj dhe ëndrrën e kahmotshme.
Madje këtë edicion të parë historik ia dedikuam të gjithë atyre artistëve që ndër breza kontribuan për artin dhe kulturën.
Jam falenderues për fjalët e mira dhe vlerësimet që kemi marr këto ditë (edhe kritikat) sidoqoftë e ndjejmë se të gjithë ne në RTK, struktura drejtuese dhe stafi i angazhuar në këtë projekt, e kemi kryer detyën tonë.
Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë artistët pjesmarrës, të cilët i dhanë shpirt tri netëve fantastike nga salla e festivalit, duke sjell emocione të papërsëritshme dhe duke na rikujtuar se arti bën mrekulli.
Ky festival që themeluam, para se gjithash është pasuri e Kosovës, mundësi për artistët e rinj dhe me nam, ndërkohë na mbetet mision që fituesit t’i dërgojmë në Eurosong.
Urime për fituesin Arbër Salihun, kënga fituese e të cilit na përkujton se secili kemi përgjegjësi për ta bërë Kosovën shtet që ëndërrojmë.
Me këtë festival, ne në RTK dëshmuam se kemi përkushtim maksimal në këtë qëllim, prandaj natyrshëm presim mbështetjen që e meritojmë.
Një falenderim të veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës që pa hezitim ndihmuan në jetësimin e këtij projekti shkruan Ahmetxhekaj në Facebook./Indeksonline/