75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / AR

Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë

Komisioni përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë, të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Lista e këngëve të edicionit të dytë të festivalit të këngës në RTK:

1. GRETA AZIZI – “VERËS”

2. INORGA-”SEKS MASHINA NGA PRISHTINA”

3. BESMIR SHISHKO – “UNË –AJO”

4. SANTINO DE BARTOLO – “UNË JAM ARBËRESHË”

5. AGIM POSHKA- “NDARJA ERDHI”

6. IRMA LEPURI – “TË DUA”

7. ENDRIT KRASNIQI- “FLAS ME GJETHEN”

8. ARDITA BEGU –“ FUNDOSU NË DRITË”

9. REI BEZHANI – “ZONJA TRADHËTI”

10. BLEDI KASO – “ NJË TË VETME KA NË JETË”

11. ARTEA BAJRI –“ STRONG WAVES”

12. DEA STRICA “ N’SHQIPNI”

13. JEHONA LUMI – “SHKO |”

14. ARNITË KASTRATI –“ BLLA BLLA”

15. ARDIT STAFAI –“FAJI”

16. VLONA BOSHNJAKU-“ LOTËT|”

17. BRUNA SATA –“ TI JE I PA SHPIRT”

18. LUNA ÇAUSHOLLI “ MA ULE DIELLIN TI”

Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”.