19:57 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Festivali “Moving City” Rikthehet me Sven Väth në Qendër të Tiranës

Pas edicionit të parë që pushtoi krejt Tiranën me SOLOMUN, Festivali “Moving City” rikthehet përseri me më shumë zjarr dhe intensitet për ta lëkundur përsëri qendrën e Tiranës. Kësaj radhe, me asnjë tjetër veç SVENVATH, një propagandues i vërtetë i tingujve, një krijues i lëvizjeve, dhe një ikonë e kulturës bashkëkohore. Energjia e tij do t’i shtojë frymën e re Festivalit “Moving City” që rikthehet në Shqipëri për të krijuar një eksperiencë të jashtëzakonshme!

Për vitin e dytë radhazi, sheshi “Skënderbej” do të transportohet në një dimension tjetër me fuqinë e pashembullt të Sven Väth-it. Kjo do të jetë pa dyshim një natë e paharrueshme që do të mbyllë verën me emocione që do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë, ashtu siç ndodhi në edicionin e dytë të Festivalit UNUM në vitin 2021.

Siç është e ditur, në botën e muzikës elektronike ekziston vetëm një Sven Väth, maestro i ritmeve dhe një legjendë e vërtetë e skenës së muzikës elektronike.Për dekada të tëra, ai ka shkelur kufijtë e muzikës elektronike dhe ka lënë gjurmë të pakrahasueshme në industri.

Festivali “Moving City” është një iniciativë që synon të bashkojë më të mirët e skenës së muzikës elektronike ndërkombëtare dhe lokale, duke sjellë kulturën dhe popullin e çdo qyteti bashkë. Këtë vit, bashkohemi me Sven Väth, Gianni Callipari dhe All Shadow për të jetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të na çojë në një udhëtim të papërshkrueshëm.

Biletat tashmë janë në shitje dhe mund ti gjeni në: https://tickets.moving-city.com/en/events/moving-city-34

Shihemi atje!

Shihemi më 23 Shtator, 2023 në qendër të Tiranës – PARKU EUROPA, nga ora

18:00.