“Festo me zemër, jo me armë“, policia e Ferizajt apelon tek qytetarët për kujdes

Policia Rajonale e Ferizajt në këtë fundvit ka një apel për të gjithë qytetarët të “ Festojnë me zemër, jo me armë“
Në një komunikatë për media thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.
“Policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në njoftim. .
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :
– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.
– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.
– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për
veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më
të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.