75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Festohet ditëlindja e Thaçit në Skënderaj, prehet tortë me fotografinë e tij

Po festohet ditëlindja e 54-të e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Skënderaj.

Sami Lushtaku ka njoftuar se bashkë me Rininë Demokratike në Skënderaj e qytetarë të shumtë është prerë një tortë me fotografinë e Thaçit.

“Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Urime të përzemërta mik!”, ka shkruar ai./Indeksonline/