10:30 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Festoi ditëlindjen në ishull privat, ky është çmimi i lartë që pagoi Beyonce

Beyoncé është duke e mbajtur turneun e saj jashtëzakonisht të suksesshëm “Rilindja”, por kjo nuk e pengoi atë të bënte një pushim të vogël për të festuar ditëlindjen.

Burime thonë për TMZ se këngëtarja mori me qira një vend të quajtur Mermaid Bay, një vend ku posedon 11 vila, një vend ishullor privat për persona ultra të pasur në Polinezinë Franceze, transmeton Indeksonline.

Fshehja e ditëlindjes së Beyonce

Burimet e TMZ thonë se Beyoncé dhe ekuipazhi mbërritën në pronë më 5 shtator dhe qëndruan të paktën deri më 8 shtator.

Sa i përket akomodimit, është thënë se Beyoncé dhe Jay-Z qëndruan në rezidencën kryesore të Bay – një vilë me 4 dhoma gjumi që kushton rreth 20 mijë dollarë në natë dhe pjesa tjetër e grupit qëndroi mes 10 vilave të tjera.

Pronë e fshehtë për ditëlindjen e Beyonce

Natyrisht, ditëlindja e vërtetë e Beyonce ishte me 4 shtator dhe e festoi atë me Diana Ross dhe me 70,000 fansa, kështu që festa në ishull privat duket si destinacioni i përkryer për t’u çlodhur përpara se të mbushte 42 vjet.

shtëpi plazhi jayz Beyonce

Beyoncé u rikthye në turne në Vankuver të hënën mbrëma dmth që është rikthyer në lëvizje pas një pushimi dhe relaksi./Indeksonline/

Të famshëm në turneun botëror të Rilindjes së Beyonce