Festoi me armë Krishtlindjen ortodokse, policia gjen armë e municion në shtëpinë e të dyshuarit nga Istogu

Policia në Istog, dje rreth orёs 10:00, ka hasur në një videoincizim një festë me armë në fshatin Cerkolez, me rastin e Krishtlindjes ortodokse.
Njёsitet relevante tё policisë kanё identifikuar tё dyshuarin, i cili gjatё bisedёs me zyrtarёt policorë ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi.
Nё shtёpinё e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
- 1 Armё pistoletё CZ 75B
- 2 karikatorë tё sё njejtёs armё
- 1 pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm
- 1 pushkё gjuetie
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim.
