22:24 / E Martë, 30 Maj 2023 / MSH

Festojmë 1 Qershorin: shumë dhurata dhe argëtim pafund!

Çdo vit, më 1 qershor, fëmijët në mbarë botën presin me padurim ardhjen e një dite të veçantë kushtuar tërësisht atyre – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Fëmijët e shijojnë maksimalisht këtë ditë, me aktivitete të ndryshme, lojëra e dhurata.

Për të iu ofruar një ditë plot surpriza të këndshme dhe argëtim pa fund për fëmijët, ka menduar KASTRATI Group, i cili ka Qendrën Familjare të Bowlingut në qytetin e Pejës.

Personazhet e preferuara të fëmijëve si Spiderman, Mickey & Minnie Mouse, Ana & Elsa nga Frozen e shumë të tjerë do të jenë prezent për të argëtuar fëmijët.

Ndërsa për fëmijët që duan dhe diçka me shumë: Ngjyrosja e fytyrës do të jetë një aktivitet tjetër i dashur për ta.

Shumë dhurata ka planifikuar KASTRATI Group të ndaj për të gjithë fëmijët atë ditë, ndaj mos e humbisni rastin!

 Festa do të filloj nga ora 16:00 deri në ora 20:00, më 1 Qershor në KASTRATI Bowling, Pejë.