10:50 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Festojnë ditëlindjen për një ditë, Arbana dhe Eduarti pranojnë befasinë më të bukur

Kanë lindur të dy në të njëjtën datë, 7 maj dhe sot kanë një arsye më shumë për të festuar… 

Pasi kanë bërë gëzuar për jetën, për njëri-tjetrin, për dashurinë, sot do të bëjnë gëzuar për frytin e kësaj e dashurie që vjen si dhuratë nga Zoti për të dy.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër. Lajmin e bën me dije vetë moderatorja e dashur, e cila s’mund të jetë më e lumtur se kaq për fëmijën që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.

Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë.

Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”, që siç duket i ka bërë shumë të lumtur autoren dhe regjisorin e programit aq të dashur të së shtunës.