75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Festojnë “Ujqit”, Ferizaj rikthehet në Superligën e Kosovës

Skuadra e Ferizaj është rikthyer zyrtarisht në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25.

Ferizaj mposhti skuadrën e Flamurtarit në Prishtinë për ta siguruar kthimin në Superligë, shkruan Indeksonline

“Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses.

“Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët.

“Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë”, shkruhet në reagimin e fundit të klubit, Ferizaj

Kujtojmë që skuadra e Ferizajt ishte në Ligën e Parë të Grupit B, dhe pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 60 pikëve./Indeksonline/