75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Festojnë Zhegrova e Xhaka, Ajeti imiton Simeonen

Futbollistët e Bazelit, Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë tre shqiptarë që përfaqësojnë tre shtete të ndryshme.

Zhegrova luan për Kosovën, Xhaka për Shqipërinë ndërsa Ajeti për Zvicrën. Megjithatë duket se ata kanë krijuar një lidhje të ngushtë mes vete dhe në stërvitje duken në grup.

Në stërvitjen e së shtunës, të tre janë parë duke festuar derisa Albian Ajeti imitonte festimin që kishte bërë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pas fitores kundër Juventusit, shkruan Indeksonline.

Këtë gjest sulmuesi shqiptar i’a kishte drejtuar disa bashkëlojtëreve që duket se i ka mposhtur në stërvitje. Sot nga ora 16:00 Bazeli do të luaj me Luganon. /Indeksonline/