Feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush sot Eliza Dushku?

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, feston sot ditën e saj të lindjes.
Për të gjithë ju që jeni kuriozë të dini moshën e saj, ju tregojmë se Eliza ka lindur, më 30 dhjetor të vitit 1980 dhe sot është bërë 40 vjeçe!
Pas pothuajse një vitit fejesë, aktorja kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2018 me partnerin e saj Peter Palandijan.
Po në gusht të një viti më pas, Eliza u bë gjithashtu nënë për herë të parë dhe ishte në qiellin e shtatë nga lumturia.
Aktorja dhe partneri i saj Peter Palandjian vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzonin me emrin Philip Bourne Dushku Palanjian (dhe do ta thërrasin shkurt Bourne).
Ajo ka folur për herë të parë për ndjesinë e të qenët nënë dhe ka treguar disa detaje rreth foshnjës dhe emrit. Djalin e quajtën si aktori Matt Damon në filmin Jason Bourne.
“Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantown, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në Cape Cod vs Jason), erdhi në jetë këtë të shtunë mbrëma me mirëseardhjen më të ngrohtë të prindërve që kanë rënë në dashuri çmendurisht me të (O Zot, e dua burrin tim), familjen dhe miqtë. Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falënderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij rrugëtimi emocionues me ne”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Ardhja në jetë e Bourne-t ka gëzuar pa masë edhe babin e tij i cili i ka lënë një koment falënderues partneres në Instagram:
“Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.