08:53 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Feston ditëlindjen Elena, kështu ia feston motra e saj, Rita Ora

Elena Ora është motra e e vetme e Ritës dhe është fëmija më i madh i Verës dhe Besnikut, shkruan Indeksonline.

Ajo mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 31-të,  me ç’rast ka marrë urime të shumta nga miq e familjarë.

Edhe Rita Ora është kujdesur që ta bënte një atmosferë të mirë, për ta lumturuar motrën e saj dhe duket se ia ka dalë me sukses.

Ajo ka publikuar disa pamje ku shihet Elena në momente lumturie derisa është e rrethuar me njerëzit e saj më të dashur, ndër ta edhe Rita, duke fikur qirinjtë e tortes së ditëlindjes dhe duke u dëfryer me gjithë të pranishmit. /Indeksonline/