75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Feston lirimin nga burgu, arrestohet sërish këngëtari i famshëm

Pete Doherty i cili pak ditë më parë u arrestua në Paris për drogë, është prangosur sërish pas një sherri të ndodhur në një lokal, derisa po festonte për lirimin nga burgu.

Këngëtari britanik u ndalua pasi u fut në një sherr në gjendje të dehur me disa persona, transmeton Indeksonline.

Këngëtari 40-vjeçar u arrestua në rrethinën e kryeqytetit francez pasi bleu kokainë në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe u dënua me gjobë .

Pasi u lirua nga paraburgimi, ai doli për të festuar dhe mori një kombinim të alkoolit, valiumit dhe pilulave të gjumit, tha avokati i tij Arash Derambarsh.

Doherty, atëherë mendohet se kishte filluar në një debat me dy persona në rrugë, gjë që çoi në riarrestimin e tij.

Kujtojmë se Doherty ishte në lidhje me modelen e njohur, Kate Moss./Indeksonlione/